Këshilli i BE-së do të sjellë konkluzione për gjendjen politike në Maqedoni

21.04.2015 10:26

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, sot në suaza të Këshillit për punë të përgjithshme (GAK) të BE-së, për herë të parë do të sjellin konluzion edhe në lidhje me gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë, lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli...

Sipas dokumentit me propozim-konkludimet që është miratuar në mbledhjen e fundit  të ambasadorëve të vendeve të BE-së në suaza të grupit KOREPER, e të cilën ekskluzivisht e publikon MIA, në konkluzionet për Maqedoninë ka katër paragrafe, të gjitha  sipas propozimit të Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS)  dhe kanë të bëjnë me krizën politike në vend.

Në paragrafin e parë shefat e diplomacive evropiane  pritet ta përsërisin përkushtimin  e Unionit në suaza të axhendës së Selanikut, si dhe në përfundimin e Samitit të Këshillit Evropian prej 16 dhjetorit, të vitit të kaluar dhe në vërtetimin e statusit të kandidatëve të Maqedonisë. Megjithatë, sipas propozimit  të shërbimit të Federika Mogerinit, BE-ja gjtihashtu do të shpreh "brengë të thellë për gjendjen e përkeqësuar në vend, veçanërisht në fushën  e qeverisjes  të së drejtës, të drejtat bazë dhe liritë e mediave, si vlerat themelore demokratike,  të cilat janë në zemrën e politikës për zgjerim të BE-së".

Në paragrafin e dytë për Maqedoninë, Këshilli i  nesërm i BE-së, sipas propozimit të EEAS, duhet të miratojë se "Këshilli u bën thirje të gjitha palëve të ndërmarrin masa urgjente  ndaj  gjendjes së përmbajtur, ta rifillojnë dialogun politik dhe besimin në institucionet, si dhe ta hulumtojnë  përmbajtjen e akuzave me respektim të tërësishëm të proceseve të nevojshme".

"Përgjegjësia për këtë shtrihet te liderët politik të vendit", thotë poenta në këtë konkludim të Këshillit të BE-së për Maqedoninë.

Më tutje, sipas propozimit të Shërbimit diplomatik evropian,   Këshilli i Unionit në paragrafin e tretë për Maqedoninë duhet ta përshëndesë ndërmjetësimin e anëtarëve të Parlamentit Evropian në bisedat mes partisë kryesore qeveritare dhe opozitare dhe t'u bëjë thirrje të dy palëve "të tregojnë përmbajtje dhe të fokusohen në gjetjen e zgjidhjes së krizës së tanishme politike".

"Duke e riafirmuar nevojën për përkushtimin e vazhduar të BE-së dhe duke i ftuar institucionet e Unionit të raportojnë rregullisht për progresin e vendit  në procesin eurointegrues,  duke i përfshirë edhe çështjet e lartpërmendura, Këshilli mbetet i përfshirë në këtë çështje  dhe do të kthehet në të njejtën para verës", citohet në   paragrafin e katërt dhe të fundit nga propozim-konkluzioni i Këshillit të BE-së për Maqedoninë.

Në momentin e fundit janë të mundshme edhe plotësimet e këtyre propozim-përfundimeve  dhe në mbledhjen e nesërme të ministrave për punë të jashtme të vendeve të BE-së, për shkak të iniciativës së Greqisë, Gjermanisë, Qipros dhe Bullgarisë për ndërmjetësim të retorikës më të ashpër. Megjithatë 15 vendet-anëtare të BE-së dhe institucionet e Unionit në Bruksel qëndrojnë fuqishëm në qëndrimin se nevojitet të mos ashpërsohet retorika dhe për atë konsiderohet se propozim-përfundimet e lartpërmendura të Shërbimit evropian për punë të jashtme të Mogerinit është më se e besueshme se si të tilla do të kalojnë. (mia.mk)