Raporti i AAC për incidentin me Osmanin, u respektuan rregullat ndërkombëtare

09.08.2024 13:50

Ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil...

Ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil, i udhëhequr nga drejtori Dragi Stojanoski, ka dalur me raport zyrtar lidhur me incidenten me presidneten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pasi janë rishikuar provat dhe janë bërë një kontrolle të jashtëzakonshëm në TAV Maqedoni, është konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre të punës, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat e vendosura sipas rregulloreve ndërkombëtare të zbatuara, duke mos lejuar anashkalimin e standardeve dhe procedura edhe nën presionin e personave që shoqëronin pasagjerin.

“Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë pranohen vetëm pasi piloti i avionit ka refuzuar të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie. Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”, theksojnë nga Agjencia e Aviacionit Civil.

Meqenëse këto janë standarde ndërkombëtare të pranuara përgjithësisht, nëse dikush dyshon në besueshmërinë e tyre, ata rekomandojnë të aplikojnë të njëjtën praktikë në një nga aeroportet ndërkombëtare evropiane, në mënyrë që të jenë të sigurt për zbatimin e tyre.

Presidenca e Kosovës, RMV shkeli rregullat ndërkombëtare

Por presidenca e Kosovës vazhdon të insistoj se ky ishte një rast i paprecedentë që nuk ndodh në asnjë vend të botës dhe paraqet shkelje të rregullave ndërkombëtare.

“Ne kemi përvojë të mjaftueshme nga udhëtime të tjera dhe kurrë nuk kemi hasur në një kërkesë të tillë. Në shumicën e shteteve, nuk kontrollohet as bagazhi personal, as çanta e as telefoni i kreut të shtetit”, thonë nga ana e Presidenca e Kosovës, duke shtuar se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend që ka refuzuar të zbatojë të drejtën ndërkombëtare dhe konventat që aplikohen në këto raste.                 

“Nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit që i del përpara kreut të një shteti dhe ia bllokon lëvizjen pasi ta ketë vendosur edhe çantën në skaner. RMV ka shkelur rregullat ndërkombëtare që aplikohen çdokund në botë duke kërkuar skanimin e telefonit të Presidentes së një shteti tjetër, gjë që do të paraqiste potencial për cenim të sigurisë kombëtare”, theksojnë nga kabineti i Vjosa Osmanit duke bërë të ditur se për shkak të këtyre ngjarjeve, presidentja ndryshoi itinerarin e udhëtimit dhe nuk u kthye në Kosovë përmes Aeroportit të Shkupit. (Gyltene Sinani, TVM2)