Gjendja me zjarret, arrestohet 57 vjeçari për shkaktim të zjarrit

09.08.2024 15:38

Situata me zjarret në vend...

Situata me zjarret në vend assesi të vihet nën kontrollë. Derisa institicionet lajmërojnë se disa zjarre janë vendosur nën kontroll, e disa të tjera po fiken tërësishtë, nga ana tjetër vijnë edhe informacione se po paraqiten edhe zjarre të reja, bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga këto të fundit, poashtu alarmojnë se disa nga zjarret janë shkaktuar nga faktori njeri, ndërsa këtë e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët raportojnë se një person i moshës 57 vjeçare nga Prilepi, është arrestuar përshkak përhapjes së zjarit.

Sipas MPB-së, i njëjti është dërguar para organeve të drejtësisë për shkak të veprës penale “shkaktim të zjarit në mal”, i cili është i dënueshëm sipas nenit 227, alinea 5, në Ligjin për veprat penale.

Informacione për zjare të reja kishte edhe në disa Komuna të Shkupit, ndërsa Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka konfirmuar se zjarret të cilat janë paraqitur në këtë pjesë të qytetit, po vendosen nën kontroll.

“Nga data 27 Korrik deri më sot janë lokalizuar diku rreth 11 zjare aktive, dhe të gjitha këto zjare kanë qenë të shkaktuara në pjesët kodrinoro-malor, apo edhe në vende ku ka qenë vetëm barrë, por edhe disa deponi, Informacionet tona dhe të organeve kompetente pohojnë se këto zjare kanë qenë të shkaktuara nga faktori njeri, edhe në Komunën tonë shumica e zjareve kanë qenë të shkaktuara nga faktori njeri, por kur jemi tek zjaret e shkaktuara, kanë qenë edhe dy zjaret të cilat janë shkaktuar nga faktori njeri dhe kishin të bëjnë më zjarin që u shkaktua në dy bastore sportive.” – tha Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.                          

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, kanë thekësuar se që nga dita e djeshme, në të gjithë vendin kanë qenë aktivë 31 zjarre, por pas orës 13 disa prej tyre kanë qenë të lokalizuara, dhe të vendosura nën kontrollë.

Informohet se zjarre aktive ka në Komunat e Studeniçanit, Kërçovës, Dibrës, Ohrit, Makedonska Kamenicës, Butelit, Sarajit, Gazi Babës, si dhe në Komunën e Tetovës dhe Likovës. 

Poashtu nga MPB kanë njoftuar se personat me iniciale I.A. 43 vjeç dhe E.A. 19 vjeç, nga fshati Sellcë në Shtip, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi janë kapur duket prerë dru në mëynrë të paligjshme në pjesën e djegur nga zjarret e fundit në malin Serta.

Sipas QMK në muajin korrik janë regjistruar gjithsejt 765 zjarre. Fat në fatkeqësi ka qenë se gjatë transportit të ekipeve për shuarjen e zjarreve në Galiçicë, shpëtimtarët e Ohrit kanë ndihmuar një turiste të lënduar nga Çekia e cila ndodhej në një lartësi 2 mijë metra mbi nivelin e detit. Turistja ishte e moshës 68-vjeçare nga Republika Çeke, me një këmbë të thyer. (Fitim Kryeziu, TVM2)