Manifestimi i përvjetorit të MO-së, BDI: Kjo Qeveri nuk ka legjitimitet
Kanë reaguar nga BDI...

Kanë reaguar nga BDI, sipas të cilës Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për organizimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
“Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, pa legjitimitet nga votuesit, si vazal të VMRO-së, në rolin e vazalit dhe nënvlerësuesit të shqiptarëve, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit putinistit Ivan Stoilkoviq, ashtu siç i dorëzuan shqiptarët te Vuçiqi dhe Putini. Rrjedhimisht, kjo Qeveri monoetnike nuk ka legjitimitet të organizojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Gjithashtu edhe mjetet për shënimin e përvjetorit për Marrëveshjen e Ohrit, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogluar, siç i ka zvogëluae për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, - thonë nga BDI.
