Arrestimi i 19-vjeçarit në Austri, kërkohët bashkëpunim edhe nga MPB e RMV-së
Policia austriake ka shmangur tentimet për sulm terrorist...

Policia austriake ka shmangur tentimet për sulm terrorist në koncertin e këngëtares amerikane Taylor Sëift në kryeqytetin austriak në Vienë. Pas 3 arrestimeve është dërguar në paraburgim edhe 18 vjeçari, shtetas i irakut.
Irakiani ka qenë në të njejtin grup me të dyshuarin kryesor, shtetas austriak me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, Aliji. Ai e ka pranuar se ka përgaditur sulm vetëvrasës me dy bashkëpuntorët e tij në stadiumin austriak ku do të kishte mbi 20 mijë fansa të këngëtares amerikane.
“Të dyshuarit kanë pasur qëllime konkrete për të krijuar zinxhir të tragjedive në Paris, Maçester apo Moskë, duke targetuar koncerte pasi që në to ka masë më të madhe të njerëzve. I dyshuari kryesor e ka pranuar se ka dashur të bëj sulm vetvrasës.” – tha Kryeministri i Austrisë, Karl Nehammer.
Policia austriake informacionin për këtë sulm e ka marrë nga partnerët strategjik, pas çka ka kërkuar bashkëpunim edhe nga organet e punëve të brendshme të Maqedonisë së Veriut.
“Nga autoritetet austriake i është kërkuar MPB-së për të kotnrolluar personin që është me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa i njëjti është i dyshuar për sulm terrorist në Vienë. Nga ana jonë po veprohet në bazë të kërkesës së shtetit austriak.” – u shpreh Zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.
Medit austriake shkruajnë se njëri nga bashkëpuntorët e Beram Alijit është edhe një 15 vjeçar. 19 vjeçari Aliji i ka pranuar urdhërat për sulme nëpërmjet linjës së internetit, që kur është mbyllur xhamia në Berlin për shakak të gjuhës së urrejtjes. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
