Delegacion ushtarak i Bullgarisë për vizitë në ARM
Armata e Republikës së Maqedonisë prej sot do të jetë nikoqire e delegacionit të lartë të Forcave të Armatosura (FA) e Republikës së Bullgarisë, e udhëhequr nga shefi i SHM të FA të Republikës së Bullgarisë, zëvendësadmirali Rumen Nikolov....

Delegacioni, i cili është për vizitë zyrtare treditore në ARM do të pritet nga persona të lartë ushtarak, shefi i SHM i ARM-së gjeneral nënkoloneli Gordanço Koteski.
Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, gjatë qëndrimit në SHM të ARM-së, admirali Nikollov do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski, ndërsa gjatë ditës është e paraparë të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Tema kryesore në takim do të jetë përparimi i bashkëpunimit ushtarak dypalësh, transformimi i ARM-së dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare për mbështetje të paqes.
Gjatë vizitës delegacioni nga Bullgaria do të vizitojë pjesë nga komandat dhe njësitet e ARM-së, ku do të njoftohet me misionin e dyte, detyrat dhe trajnimet, ndërsa do të ketë mundësi të vizitojnë edhe pjesë nga përmendoret kulturore historike në Republikën e Maqedonisë.
