Maqedoni

“Ferri” mbi tokë: Nga 29 vatra zjarri, 21 janë shuar

10.08.2024 15:58

Nga gjithësej 29 vatra zjarri që janë hapur në territorin e shtetit...

Nga gjithësej 29 vatra zjarri që janë hapur në territorin e shtetit, 21 prej tyre janë shuar, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa gjashtë zjarre ende janë aktiv, deklaroi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojnçe Angellov.
 
Zjarri më i fuqishëm dhe më vështirë për t’u vënën në kontroll është në Makedonski Brodi, i cili ka hyrë në territorin e vendit për gjueti “Jasen” dhe një krah i cili lëvizë drejt uikend lagjes në bregun e liqenit Kozjak. Ekipet e zjarrëfikësve me të gjitha mjetet e nevojshme janë në tërren për të luftuar me zjarret, thotë Angellov.
 
“Vepruam me një helikopter policor, gjashtë “AIR traktorë”, 40 zjarrfikës nga Hungaria me automjete speciale, si dhe zjarrfikës nga vendi dhe të punësuar nga DMSH dhe “Pyjet kombëtare”. Rezultati i punës së ekipeve ka dhënë rezultate pasi zjarri në territorin e vendit për gjueti “Jasen”, pjesërisht është vënë nën kontroll, ka mbetur kjo pjesa mbas meje, të cilën besoj se do ta shuajmë tërsisht shumë shpejt.”, deklaroi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojnçe Angellov.
 
Angellov kumtoi se zjarr ka edhe në Komunën e Ohrit, i vili po lëvizë drejt Resnjës, më saktësisht nga amaja Magaro drejt Stenjës. 
Dy zjarre aktive ka në Strugë, njëri tek fshati Belica e Poshtme, ku po digjet vegjetacion i ulët, ndërsa zjarri i dytë është tek fshatrat strugane Tatesh – Dobrovjan.
 
Zjarre aktive ka edhe në Komunën Novaci, fshatin Pollog, ku veprojnë zjarrfikës lokal me nëntë pjesëtarë të “Pyjeve kombëtare”. Zjarr ka edhe në Komunën e Kërçovës, tek fshati Çellopeci. Apelohen qytetarët që të mos përdorin mjete piroteknike gjatë kremtimeve dhe ahengjeve familjare, të cilat pastaj mund të shkaktojnë zjarre.
 
FARIJE DAUTI BAKIU