Botë

Një tjetër masakër në Gaza: Rreth 100 civil të vrarë, dhjetra të plagosur

10.08.2024 18:45

Pak orë pasi Izraeli pranoi propozimin për pjesëmarrjen në negociatat...

Pak orë pasi Izraeli pranoi propozimin për pjesëmarrjen në negociatat urgjente të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari, optimizmi zbehet sërish. Një sulm me raketa i ushtrisë izraelite në ndërtesën e një shkolle shkaktoi masakër në qytetin e Gazës.
 
Rreth 100 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Zyrtarët e Hamasit thanë se ndërtesa e goditur shërbente si strehë për dhjetëra familje të shpërngulura nga banesat e tyre nga zona të tjera të Rripit të Gazës. Sulmi ndodhi teksa në këtë ndërtesë zhvillohej falja e namazit të sabahut për besimtarët myslmimanë
 
“Bëhet fjalë për 90 deri në 100 dëshmorë në këtë masakër deri më tani, trupat e tyre janë copëtuar. Ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje të mledhin pjesët e mbetjeve njerëzore. E gjithë kjo pamje është e rëndë për t’u parë”, u shpreh zëdhënësi i mbrojtjes civile Mahmoud Basal.
 
"Ne u zgjuam para agimit nga zhurma e një goditjeje dhe dy shpërthime të forta. U nisëm për në vend dhe gjetëm mbetjet e trupave të civilëve që po kryenin lutjet në mënyrë paqësore. Ne gjetëm trupa të fëmijëve të shpërndarë në rrugë. Kjo është një shkollë fetare që strehon njerëz të zhvendosur. Ajo nuk i përket asnjë fraksioni dhe nuk ka të bëjë me asnjë konflikt. Të gjithë dëshmorët ishin civilë; nuk kishte personel ushtarak apo ndonjë person të lidhur me rezistencën", theksoi banori i Gazës.
 
"Këta janë njerëz që janë zhvendosur vazhdimisht nga një vend në tjetrin, thjesht njerëz të zhvendosur!”, u shpreh palestinezja e zhvendosur Umm Ahmad.
 
Pavarsisht se nuk kishte asnjë ushtarë në këtë shkollë, ushtria izraelite pretendon se objekti shërbente edhe si një bazë e fshehtë e militantëve të Hamasit, nga jepeshin komanda për operacionet e grupeve të zonës. Kjo është masakra më e rëndë mes palestinezëve që pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Hanije në Teheran, akt për të cilin Irani është betuar se do të hakmerret me sulme ndaj Izraelit.
 
FARIJE DAUTI BAKIU