Botë

Aksidenti tragjik në Brazil, rrëzohët aeroplani me 61 pasagjerë në bord

10.08.2024 18:19

Asnjë nga 57 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit...

Asnjë nga 57 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit në avionin që u rrëzua në Vinhedo të Sao Paulos në Brazil, nuk i mbijetoi aksidentit. Lajmi u bë i ditur nga presidenti Inazio Lula Da Silva, i cili ka shpallur tre ditë zie kombëtare.
 
Avioni humbi rreth 5 kilometra lartësi në me pak se 2 minuta dhe u rrëzua në kopështin e një shtëpie, ku ndodheshin tre persona që fatmirësisht mbeten të padëmtuar.
 
"Më duhet t'ju sjell një lajm shumë të keq dhe do të doja që të gjithë të qëndrojnë në këmbë në mënyrë që të mbajmë një minutë heshtje sepse një aeroplan sapo është rrëzuar në qytetin e Vinhedo, Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, dhe duket se të gjithë kanë vdekur, kështu që unë do të doja të kërkoja një minutë heshtje për viktimat”, u shpreh presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula Da Silva.
 
Nga linja ajrore Voepass, prej ku operohej aeroplani, fillimisht tha se avioni mbante 58 pasagjerë, por më vonë u ndryshua shifra në 57. Kreu i Qendrës së Hetimit dhe Parandalimit të Aksidenteve Aeronautike të Forcave Ajrore, tha se nuk ka patur asnjë raportim për emergjëncë dhe rasti është nën hetim.
 
"Ajo që kemi deri tani është se avioni nuk ka komunikuar me Agjencitë e Kontrollit që ka pasur një emergjencë paraprakisht, ne kemi këtë informacion se avioni nuk ka raportuar asnjë lloj emergjence. Hetimi kryhet nga një ekip multidisiplinar, me pilotë, kontrollorë, specialistë të rregullimit, kontrollit të trafikut ajror, mjekë, psikologë - me pak fjalë, një gamë e gjerë profesionistësh, për të patur një qasje gjithëpërfshirëse ndaj asaj që ndodhi”, theksoi kreu i qendrës së forcave ajrore Marcelo Moreno.
 
Ndryshe, aeroplani ATR-72 thuhet se po udhëtonte nga Cascavel në shtetin e Paranës për në Guarulhos në shtetin Sao Paolo.
 
FARIJE DAUTI BAKIU