Maqedoni

Rrezet UV rrezikojnë shëndetin, rritet numri i të prekurve nga kanceri i lëkurës

10.08.2024 16:21

“Për çdo njollë të dyshimt në trup, duhet të bëhen kontrolle” - këshillojnë dermatologët...

“Për çdo njollë të dyshimt në trup, duhet të bëhen kontrolle” - këshillojnë dermatologët, pasi numri i të prekurve nga kanceri i lëkurës çdo ditë vjen duke u rritur. Vetëm gjatë këtij viti sipas të dhënave nga “Termini Im”, janë evidentuar mbi njëqind raste me “Melanomë”.
 
Sipas mjekëve ekspozimet e drejtpërdrejta dhe të forta në rrezet UV, që prekin zonat e lëkurës të djegura nga dielli, të krijuara që në periudhën e fëmijërisë ose adoleshencës, janë nxitës i kësaj sëmundje. Personat me lëkurë të bardhë dhe të ndjeshme kanë një tendencë më të madhe për t’u prekur nga melanoma.
 
”Këto pacient së paku njëherë në vit duhet të bëjnë kontrolle dhe kjo duhet të bëhet zakon, që mjekët të bëjnë vlersimin dhe analizën e njollave të dyshimta sepse me këtë mundet që kanceri të detektohet dhe të trajtohet që në fazat e para të zhvillimit, ku më një intervenim problemi mund të zgjidhet, edhe atë me një intervenim të vogël me anestezi lokale”, u shpreh Nora Pollozhani nga klinika për dermatovenerologji.
 
Janë shqetësuese të dhënat që karcinomi i lëkurës, kryesisht shfaqet te të rinjët prej moshës 20 deri në moshën 40 vjeç. Qytetarët përpiqen që t’i shmangen ekspozimit në diell - faktorit nxitës të këtij karcinomi.
 
“Po, përpiqemi të mbrohemi nga rrezet e forta të diellit, por ndonjëherë jemi të detyruar të ekspozohemi për shkak të angazhimeve”, theksoi qytetari.
 
“Më pengon shumë i nxehti, por mbrohemi në shtëpi nën hije”, u shpreh qytetari.
 
“Nuk dalim nga shtëpia, por kur dalim e lyejm lëkurën me krema mbrojtëse”, theksoi qytetari.
 
“Dielli ka rreze shumë të forta, nuk durohet i nxehti”, u shpreh qytetari.
 
“Me “Faktor 50” e lyejm lëkurën, e mbron nga rrezet ultravjollcë”, theksoi qytetari.
 
Përveç ekspozimin nën rrezet ultravjollcë edhe nxirja artificiale e lëkurës në solarium është e rrezikshme për paraqitjen e Melanomës.
 
“Një gjë e tillë e rrit rrezikun nga 50 deri në 75% për shfaqjen e karcinomit të lëkurës, nëse e njejta gjë praktikohet vazhdimisht për vite me rradhë”, u shpreh Pollozhani.
 
Ditët në vijim rrezet ultravjollcë pritet të jenë në nivel shumë të lartë. Mjekët këshillojnë që të merren masat preventive përpara se të dilet në diell, gjithashtu ju bëjnë thirrje qytetarve që për çdo njollë të dyshimt në lëkurë, të bëjnë kontrolle sepse nëse detektohet në kohë, shanset për t’a tejkaluar sëmundjen janë mbi 90 %.
 
FARIJE DAUTI BAKIU