Maqedoni

Oda e zejtarëve të RMV: Kërkon luftimin e ekonomisë joformale

10.08.2024 16:44

Oda e Zejtarëve të RMV-së, kërkon që bashkarisht me ministrinë e Ekonomisë...

Oda e Zejtarëve të RMV-së, kërkon që bashkarisht me ministrinë e Ekonomisë si dhe me institucionet relevante në shtet të luftohet pandërprerë, siç e quajnë ata “Ekonominë e Zezë”, pasiqë e njejta po dëmton rëndë bizneset dhe ekoniminë formale.
 
Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazlija, thotë se edhe për kundër apeleve të shumta si dhe përpjekjeve për luftimin e këtij fenomeni, si duket kërkesat tona po hasin në vesh të shurdhët, ai gjithashtu thotë se ditëve të fundit në vend se të luftohet ekonomia e zezë po kryhen kontrolle ndaj bizneseve formale.
 
“Për momentin po kryhen kontrolle në të gjitha qytete e vendit dhe jemi të revoltuar sepse institucionet që aplikojnë këto kontrrolle si Inspektoriati i Tregut si dhe Policia bëjnë troç të them bastisjen nëpër biznese formale ndërsa bizneset joformale nuk i prekin, kemi edhe shembull konkret ku para ca dite është mbyllur një biznes që është brend në qytetin e Kumanovës, pra për vetëm e vetëm 15 minuta vonesë për tejkalimin e kohës të orarit të punës”, shtoi mes tjerash, Agron Fazlija.
 
Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, apelon që institucionet relevante të merren me ata biznese jo formale, pasiqë ata po e dëmtojnë ekonominë e vendit.
 
“Apelojmë institucionet që mos të kontrollojnë apo mos të bastisin biznesen që edhe ashtu janë ekonomikisht të brishta, por të bëjnë kontrolle te ata biznese që nuk janë të regjistruar askund as në regjistrin qëndrorë ku figurojnë shumë biznese që nuk janë formale, pikërisht tek ata jo formale të kryhen kontrolle, ndëkaq bizneset formale ti ndihmojmë dhe ti përshëndesim e ti stimulojmë që të punojnë”, shtoi mes tjerash, Agron Fazlija.
 
Fazlija më tej shton se medoemos duhet ndihmuar bizneset formale të vendit me qëllim tu jepet vullnet e përkrahje e mos të vije deri tek mbyllja e të njejtave.
 
FATLUM AQIFI