Debat për efikasitet energjetik në ndërtimtari

21.04.2015 10:15

"Efikasiteti energjetik në ndërtimtari - Ndërtim i gjelbër" është tema e debatit të sotëm ku do të diskutojnë përfaqësuesit nga Lidhja e odave ekonomike e Maqedonisë (LOE) dhe Biznes qendra e rajoneve malore të Shkupit...

Qëllimi ngjarjes është kompanitë anëtare të LOE, para së gjithash nga sektori i ndërtimtarisë, në bashkëpunim me komunat nga Rajonet malore të Shkupit dhe institucionet e ndërtimtarisë së bashku do të kontribuojnë në promovimin dhe zbatimin më të madh të efikasitetit energjetik - ndërtim i gjelbër në ndërtimtari.

Në ngjarje fjalim do të mbajnë Daniela Arsovska, kryetare e Lidhjes së odave ekonomike e Maqedonisë, Sokol Mitrevski, kryetari i Këshillit për zhvillim të Rajonit malor të Shkupit, Sead Koçan, kryetar i Këshillit të Maqedonisë për ndërtim të gjelbër, zëvendësministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Stevo Temelkovski.