Maqedoni

VMRO: Filipçe dhe LSDM keqpërdorin tenderët

11.08.2024 17:15

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe kreun e saj Venko FIlipçe...

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe kreun e saj Venko FIlipçe për keqpërdorime në tenderat në KME Manastir, të cilat i janë dhënë sipas VMRO-së kompanisë Markovski me çmim të fryrë. Nga VMRO thonë se tenderi i vitit 2024 për remont ka rritje të çmimit për 150%, për dallim nga viti 2023.
 
“Parashtrojnë pyetjen nëse marzhi 150% më i lartë i kompanisë Markovski nga remontet në Kombinatin Manastiri i shkon partisë?- thonë ka VMRO DPMNE.
 
“Nëse Zaev shkonte në parimin një për kishën, një për Vicen, për Filipçen të dyja janë për një Vice të ri. Secili qytetar e di se çmimi i remontit nuk është rritur për 150% nga viti i kaluar e deri më tani, e di gjithashtu se kompania Markovski vitin e kaluar sigurisht që nuk ka pasur tender me humbje. Logjikisht, lind pyetja, nëse kompania ka pasur një fitim vitin e kaluar, dhe ndoshta ka pasur më shumë se një fitim, atëherë ku kanë përfunduar paratë këtë vit?”, u shpreh Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: VMRO të mos sillet si opozitë
 
Nga LSDM përmes një reagimi thonë se është e kuptueshme frika e VMRO-DPMNE-së nga kryetari i LSDM-së Venko Filipçe. Press-konferecat e tilla të VMRO-DPMNE-së nga LSDM I cilësojnë si përpjekje për të mbuluar skandalet e qeverisë Mickoski. 
 
“Ajo që po bën VMRO-DPMNE për të shkëputur vëmendjen nga marrëzia e saj, vetëm sa konfirmon opinionin e përhapur se kjo është qeveria më e keqe që ka pasur Maqedonia që nga pavarësia. Në vend që VMRO-DPMNE të luajë rolin e një tabloidi që mbjell spekulime dhe apele, vazhdo dhe provo të gjitha akuzat. Kur një parti në pushtet që ka një shumicë prej dy të tretash vetëm apelon në vend që të veprojë, ajo vetëm konfirmon paaftësinë e saj.”, thuhet në reagimin e LSDM-së, nga ku bëjnë thirrje që VMRO të mos shtirret si opozitë por të fillojë të punojë. 
 
ERSAN PAJAZITI