Maqedoni
Vala e të nxehtit, qeveria miratoi masa për parandalim
11.08.2024 17:38
Në dy ditët në vazhdim vendi do të ndikohet nga temperatura të larta të fazës portokalli...

Në dy ditët në vazhdim vendi do të ndikohet nga temperatura të larta të fazës portokalli.
Për këtë arsye Qeveria në seancën e 11-të miratoi masa shtesë për parandalim, përkatësisht: lirim nga detyrimet e punës për grupet më vulnerabël të popullsisë: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç në periudhën nga data 12.08.2024 deri më 13.08.2024.
Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në natyrë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Në ambientet e kujdesit për fëmijët, përkatëisht në kopshtet, nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë prej orës 11:00 deri në orën 17:00.
Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit duhet të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët.
