Maqedoni

Plazhet e mbushura plot, Struga destinacioni i preferuar i mërgimtarëve

11.08.2024 18:01

Qyteti i Strugës çdo vit e më shumë po bëhet destinacion i preferuar i mērgimtarëve...

Qyteti i Strugës çdo vit e më shumë po bëhet destinacion i preferuar i mērgimtarëve shqiptarë nga të gjitha trojet. Plazhet e qytetit këtë fundjavë janë të mbushura plot, mysafirët janë të kënaqur me atmosferen por edhe me çmimet dhe higjienën në qytet. 
 
“Siç edhe shihet plazhet e qytetit janë të mbushura plot me mërgimtarë dhe turistë për të vizituar qytetin dhe plazhet e qytetit. Duke biseduar me disa mërgimtarë thanë se çmimet këtu janë më të lira në krahasim me vendet tjera të Evropës por edhe të Ballkanit. Ndërsa për disa turistë vendas çmimet janë të larta për standartin e jetesës në vendin tonë. Qytetarët me të cilët biseduam thanë gjithashtu që janë të kënaqur me atmosferën dhe higjienën në qytetin e Strugës.” 
 
“Lokalet kanë qenë plot, hotelet ka pas dasma. Ka pas për lart çmimet, te larta janë shumë”, u shpreh turisti.
 
“Jemi nga Lugina e Preshevës, jemi për herë tparë këtu, jemi bërë pishman që s’kemi ardh më herët. Plazhet t’mira, çmimet normale. Pastërtia në rregull krejt”, theksoi turisti.
 
“Jemi nga Tetova, shumë mirë, i kam dajallarët këtu edhe kalojmë shumë mirë, cdo vit këtu jemi. Cmimet për të vendit janë të larta, për ne që jemi larg nuk janë të larta por për njerzit këtu po”, u shpreh turisti. 
 
“Prej Amerikës por vendlindja në Manastir. Shumë mirë gjithçka mirë, shqiptar shumë mirë. Cmimet janë mirë me vendet tjera ku kam shku janë më mirë. Me këto që kam pa këto ditë është mirë. Unë e pëlqej Strugën kam ardh që fëmijë kur kam qenë me familjen, për mua Struga është vendi më i mirë”, theksoi turisti. 
 
“Jemi nga Manastiri. Shumë mire. Më pëlqen vendi këtu, sidomos njerzit tonë, më pëlqen shumë Struga. Jam nga dy muaj këtu bile kam ardhur nja 10 herë në Strugë. Për çmimet për njerëzit që jetojnë këtu janë pak të larta, për ne mirë janë nuk është shumë shtrejnt”, u shpreh turisti. 
 
“Mirë shumë, gjithçka në rregull, çka vërejta është se ka mungesë të taksistave edhe këto trotineta që i përdorin të rinjtë. Gjithçka tjetër në rregull është. Për ne është në rregull por, për njerëzit këtu një çadër dhe dy karrike 5 euro po i kushton, për njerëzit këtu ndoshta është pak e tepërt. Jemi nga Lugina. Jetojmë jasht, në Zvicër”, u theksoi turisti.
 
Një pjesë e madhe e mërgimtarëve struganë tashmë janë larguar drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, megjithatë sezoni veror ende ka vazhduar, numri i mysafirëve nga vendet tjera të vendit por edhe rajonit është ende i lartë. Sipas hotelierëve dhe punonjësve turistik, ky sezon veror ka kaluar pritshmëritë dhe do të shënohet si një nga sezonet më të mira të viteve të fundit. 
 
ILMIJE ZHAKU