Botë
Hapja e urës mbi Ibër, Vuçiq: KFOR-i të mos e lejojë
11.08.2024 19:33
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pret që autoritetet e Kosovës më 14 ose 15 gusht...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pret që autoritetet e Kosovës më 14 ose 15 gusht të bëjnë hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër”, si dhe sic thotë, “instalimin e liderëve të rinj serbë, që do të punonin për interesa të huaja”.
Deklaratat e tilla, Vuçiq i bëri në paraqitjen e tij para kombit, pas protestave masive që ndodhën të shtunën në kryeqytetin serb kundër eksploatimit të litiumit në Serbi.
“Më 14 e 15 gusht presim hapjen e dhunshme të urës mbi Ibër”, tha Vuçiq.
Ai i ka bërë thirrje KFOR-it që të reagojë dhe të mos lejojë hapjen e urës në mënyrë të njëanshme. “Ne kemi respekt për KFOR-in dhe besojmë se do të bëjë punën e tij”, tha ai. Vec kësaj, Vuçiq, ka thënë se agjencitë e huaja do të mundohen të imponojnë disa liderë të rinj serbë.
“Ata në fakt do të mundohen t’i ndajnë nga Beogradi dhe të thonë se Beogradi më nuk iu intereson dhe më pas të merren vesh me Kurtin se si dhe në çfarë mënyre do të jenë shërbëtorë të tij, ndërsa në fakt do të punojnë për interesa të huaja”, tha Vuçiq.
