Mbi 200 kontrolle në muaj në ambulancat neurologjike
Ministria e Shëndetësisë nga muaji korrik i vitit të kaluar ka filluar me hapjen e ambulancave neurologjike në kuadër të disa institucione publike shëndetësore nëpër vend dhe deri më tani janë hapur gjithsej 10 ambulanca neurologjike, ku vetëm muajin e kaluar janë realizuar mbi 200 kontrolle...

Kontrollet në ambulantë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, janë falas për pacientët, ndërsa i përcakton mjeku amë, në varësi nga nevoja për ekzaminime të mëtejshme specialistike. Njëherit, mjekët amë i njoftojnë pacientët rreth simptomave të sëmundjes kronike të veshkave dhe për faktorët - rreziqet potenciale nga kjo sëmundje. Në ambulantet neurologjike kryhen analiza për vlerësimin e funksionit të veshkave të pacientit, ndërsa në varësi nga rezultatet rekomandohet regjim i veçantë i ushqimit ose terapi përkatëse.
Qëllimi me ambulantet neurologjike është zbulimi i hershëm i sëmundjes kronike të veshkave, që paraqet parakusht kryesor për pengimin e humbjes së funksionit të veshkave, si dhe për zvogëlimin e ndikimit të rizik-faktorëve për këtë sëmundje.
Ambulantet neurologjike funksionojnë në kuadër të disa enteve publike shëndetësore në vend, mes të cilëve: Enti për neurologji - Strugë, Spitali i përgjithshëm Veles, Spitali i përgjithshëm Strumicë, Klinika e spitalit Tetovë, Klinika e spitalit Manastir, Klinika e spitalit Shtip, Shtëpia shëndetësore Delçevë, Spitali i përgjithshëm Koçan, Spitali i përgjithshëm Prilep dhe Stacioni shëndetësor "Zhelezara".
