Reparti i radiologjisë, investim prej 6 milion denarësh, Taravari: Deri në fund të vitit 1000 punësime

12.08.2024 13:33

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari vizitoi reapartin e radiologjisë që funksionon në kuadër të klinikave kirurgjike në qendrën klinike në Shkup, ku promovoi renovimin e hapësirave të këtij reparti.  Siç tha Taravari, bëhet fjalë për një investim prej 6 milion denarësh, ndërsa paralajmëroi investime edhe në spitalet tjera.

“Bëhet fjalë për një investim prej 6 milion denarësh. Unë mendoj se kjo qendër duket tashmë në mënyrë dinjitoze dhe besoj se në periudhën e ardhëshme do të kemi edhe plotë investime të tilla, të cilat do ti promovojmë deri në vitin e ri, në qendërn klinike por edhe në brendin e shtetit në spitalet tjera.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

“Ideja ishte të stimulohet kuadri që do të punojë këtu, ky është qëllimi kryesorë i këtij projekti që ta rrisim efikasitetin e këtij reparti dhe të fitojmë rezuëtate më të mira me çka do ta rrisim edhe kualitetin e shërbimeve ndaj pacientëve.” – deklaroi Drejtoresha e Radiologjisë, dr. Sonja Nikollova.

Taravari njëherit paralajmëroi se deri në fund të vitit do të ketë rreth njëmijë punësime të mjekëve dhe personelit tjetër shëndetësorë, pasi në institucionet shëndetësore në vend ndjehet mungesë kuadri.

“Ne do të tentojmë që një numër mjekësh ti punësojmë që tani, siç e dini ka vendim në qeveri 300 këtë vit dhe 300 vitin e ardhëshëm. Poashtu edhe disa të punësuar me kontrata do të marrin vendime, shpresoj se gjysma e atyre që janë me kontrata do të amrrin vendime pune, me çka do të krijohet hapsirë për kontrata të reja për shkak se ka deficit kudo që shkojmë në të gjitha qytetet në të gjitha spitalet, ku udhëheqësit ankohen për mungesë të kuadrit me arsimim të mesëm por edhe të mjekëve, sidomos për disa specializime. Shpresoj deri në fund të vitit do të ketë të paktën njëmijë punësime.” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Minsitri Taravari njëherit bëri të ditur se po punohet për zgjerimin e terminit tim apo digjitalizim të ri që të gjitha insttiucionet dhëndetësore të jenë në një system të njejtë, duke përfshi edhe ato private dhe farmacitë. (Gyltene Sinani, TVM2)