Zjarre në RMV, digjen pyjet në Pehçevë, Galiçicë dhe Novac
Një zjarr i madh e ka kapluar rajonin malorë mbi Pehçevë...

Një zjarr i madh e ka kapluar rajonin malorë mbi Pehçevë, ku janë angazhuar ekipe nga toka dhe ajri për shuarjen e tij. Gjatë ditës së djeshme është djegur automjeti i vetëm zjarrfikës që ka kjo komunë, ndërsa zjarrfikësit kanë pësuar djegje të lehta.
Qendra për Menaxhim me kriza ka thirrur mbrëmë shtabin e krizës. Marian Mitrinovski si udhëheqës turistik e njeh mirë këtë rajon, ndërsa është angazhuar për shuarjen e zjarrit, por edhe dyshime se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme.
“Shihet se është shkaktuar përsëri, është përfshirë mali me pisha, po veprohet edhe nga toka edhe nga ajri, nga armata, pyjet e maqedonisë, shoqatat vullnetare zjarrfikëse, njësitet territoriale zjarrfikëse.” - tha Marian Mitrinovski, vullnetarë për shuarjen e zjarrit.
Nga pushteti lokal në Pehçevë shpresojnë se deri në fund të ditës zjarri do të vihet nën kontrollë. Prej 8 ditësh zjarri është aktiv edhe në Galiçicë, ku pasi vihet nën kontrollë ajri përsëri e kthen zjarrin nga Shqipëria në teritorin e vendit.
Mbrëmë zjarri u përhap edhe në rajonin e Prespës. Nga zjarri janë dëgjuar edhe shpërthime të fuqishme pasi janë aktivizuar granata të mbetura nga lufta e dytë botërore.
“Momentalisht kemi tre krahë kritik, një lartë nga pika 10 dhe 9 ku në kontinuitet edhe në vitin 2007 kishim zjarr edhe në vitin 2021 kur kishim zjarr nga ajo anë dhe u fut në territorin tonë. Një shkon nga Fshati Goricë nga ana e Shqipërisë që mund të vijë në Maqedoni, përkatësisht në Stenje dhe tjetri është lart mbi kuotën 12, që poashtu kërcënon të futet në Maqedoni.” – deklaroi Gjuro Jovçevski, Renxher në parkun nacional Galiçica.
Për shuarjen e këti zjarri është e nevojshme ndihmë nga ajri thekson Jovçevski, pasi zjarri i shkaktuar ndodhet në zonë malore ku qasja është e vështirë nga toka, pasi bëhet fjalë për lartësi mbidetare prej 2000 metrash.
Zjarr aktiv ka edhe në komunën e Novacit, ku poashtu janë të angazhuar ekipe zjarrfikëse, përfshirë edhe vullnetarë. (Ardita Imeri, TVM2)
