Luboten, përkujtohet vrasja e 12 civilëve në vitin 2001
Çdo vit, datën e 12 gushtit, banorët e fshatit Luboten...

Çdo vit, datën e 12 gushtit, banorët e fshatit Luboten të Shkupit e kujtojnë me dhimbje dhe me lotë në sy, pasi ju kujton masakrën e vitit 2001, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptar, derisa shumë të tjerë u torturuan.
Edhe sot 23 vite pas masakrës shumë banorë të Lubotenit u mblodhën tek varezat e Martirëve ku bënë homazhe tek varret e 10 të vrarëve: Erxhan Aliut 6 vjeç, Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qailin.
“Data e 12 gushtit çdoherë shënon masakrëne Lubotenit, edhe këtë vitë banorët me disa përfaqësues të BDI-së, edhe në këtë 12 gusht të vitit 2024, shënuan masakrëne Lubotenit, e cila u krye 23 vitë më parë. Banorët akoma i kanë këto ngjarje të freskëta, dhe dhimbjene tyre e shprehim përmes kamerave televizive, dhe duke bërë homazhe tek varret e Dëshmorëve”
Banorët e Lubotenit për TVM2 përkujtojnë momentet e tmerrit të përjetuar, kur përveç të vrarëve, të maltretuarve dhe arrestuarve, u dogjën edhe 14 shtëpi.
“Para 23 viteve këtu në fshatin Luboten u bë gjenocid, u bë masakër e paparë. E kanë larguar me dhunë e gjithë fshatin, ka pasur të vrarë e mbi 100 vetë të torturuar nëpër stacionet policore, në mesin e të cilëve isha edhe unë vetë i torturuar. Kemi pas 26 persona të burgosur, ndërsa kemi 10 të vrarë, në mësin e të cilëve edhe një fëmijë 6 vjeçarë dhe plakun 70 vjeçarë. Dhe çdoherë kur të vije kjo datë, kujtimet janë të freskëta, ndërsa akoma nuk ka drejtësi për rastin e Lubotenit” – deklaroi banori i Lubotenit, Amet Ameti.
Edhe vllau i dy martirëve Vebi Bajrami, kujton me dhimbje këtë datë, duke kërkuar drejtësi për këtë ngjarje.
“Kjo ditë na kujtohet sikur të ishte sot, dhmibja është e madhe, por s’kemi çka të bëjmë. Ne ishim të gjithë në shtëpitë tona, kanë hyrë forcat maqedonase sllave, si policia ashtu edhe ushtria, i kanë bë të gjithë atë çka kanë dashtë” – deklaroi vëllau i dy dëshmorëve të Lubotenit, Vebi Bajrami.
“Pa zgjedhur mjete bombardoi dhe granatoi fshatin, vranë fëmijën 6 vjeçarë, e çfar faji pat ai. Ato nuk zgjodhën moshën, vranë e masakruan pleq e të rinjë, dhe pikërisht në atë ditë u vranë dhe u torturuan mbi 100 bashkëfshatarë tanë, njëri prej të cilëve isha edhe unë si një fëmijë 13 vjeçarë e që isha në lule të rinisë, dhe duke i rritur përjetova torturë të jashtëzakonshme ku nuk di si ta përshkruaj, e ku momenti më i dhimbshëm ka qenë kur nëna ime nuk më ka njohur nga tortura që më ishte bërrë” – u shpreh Mevledin Bajrami, një nga banorët e shumtë të torturuar të Lubotenit.
Në këtë përvjetor ishte i pranishëm edhe Arbër Ademi nga BDI, i cili theksoi se ky përvjetor shërbën si moment i reflektimit se ku kemi qenë si shqiptarë deri në vitin 2001, e ku jemi sot.
“Sigurisht se nevojitet një angazhim më serioz, veçanërisht i partive politike maqedonase që ta respektojnë Marrëveshjen e Ohrit, ta respektojnë frymën e kësaj marrëveshje, ti respektojnë vlerat dhe të shërbejnë këto momente si leksione që të mos na përsëriten asnjëher në të ardhmen” – theksoi Arbër Ademi nga BDI.
Luboteni ishte rasti i vetëm që pati epilog gjyqësor nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, me ç’rast për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.
Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hagës me 12 vjet burg për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, dhe pas mbajtjes së 8 viteve burg ai u lirua. (Fitim Kryeziu, TVM2)
