Seanca të katër komisioneve kuvendore

21.04.2015 10:47

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për punë dhe politikë sociale, për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni ligjdhënës-juridik...

Në rend dite të Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave janë propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokë bujqësore dhe të Ligjit për siguri në ushqim, si dhe Propozim-ligi për ndërprerje të vlefshmërisë së Ligjit për bashkësitë ujore, të gjithë në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për punë dhe politikë sociale duhet ta shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për mbrojtje sociale, në lexim të dytë.

Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të konfirmohet mendimi për Propozim-rregulloren për organizatë të brendshme të Shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  dhe për Propozim-rregulloren për sistematizim të vendeve të punës në Shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Komisioni ligjdhënës-juridik në rend dite mes tjerash, i ka propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për siguri në ushqim, të Ligjit për tokë bujqësore, Propozim-ligjin për ndërprerje të vlefshmërisë së Ligjit për bashkësitë ujore, Propozim-ligjit për ndryshim të Ligjit për mbrojtje sociale, të gjithë në lexim të dytë, propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, në lexim të parë.