VMRO/LSDM, përplasje për Këshillin Gjyqësor

12.08.2024 15:41

Shpërbërja e Këshillit Gjyqësorë...

Shpërbërja e Këshillit Gjyqësorë është një premtim që ka marrë mbështetjen e qytetareëve dhe duhet realizuar, kanë deklaruar sërish nga VMRO-DPMNE. Nuk do të ketë më prokurorë dhe gjykatës që janë në shërbim të biznes elitave kriminale, kanë deklaruar nga partia në pushtet.

“Nuk ka më prokurorë dhe gjykatës që janë në shërbim të biznes elitave kriminale. Shpërbërja e këshillit është masë nga e cila nuk heqim dorë. Ky njëherit ishte edhe premtimi ynë para qytetarëve, nga të cilët kemi marrë përkrahje. Ndërkohë duhet të kihet parasysh se kundërvënia ndaj një hapi të tillë është pikërisht nga ata që ju shërben sistemi jo efikas, Prokuroria dhe Gjyqësori dhe atyre që ju konvenojnë institucione nën 2% rejting.” – tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Por nga LSDM me kritika ndaj kryeministrit Mickoski, duke thënë se ai po manipulon opinionin.

“Derisa publikisht thotë se nuk heq dorë nga Këshilli gjyqësorë dhe prokurorial, në dokument zyrtar të konfirmuar nga qeveria e Mickoskit, janë pajtuar të ndryshohen vetëm anëtarët e Këshillit gjyqësorë të cilëve ju ka skaduar mandati.  Dokumenti është pjesë e obligimeve të marra nga agjenda reformuese për planin e zgjerimit.” – thonë nga LSDM.

Gjykatës nga BE-ja vitin e kalaur kanë harmonizuar 40 rekomandime që duhet të implementohen që Këshilli gjyqësorë të punojë profesionalisht. Prej tyre, 17 masa duhet ti plotësoj vetë Këshilli, derisa për masat tjera janë të nevojshme ndryshime ligjore. (Ardita Imeri, TVM2)