Limani në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, të rinjët të përfshihen në proceset vendimmarrëse
Të rinjtë janë në fokus të Programit të punës...

Të rinjtë janë në fokus të Programit të punës së qeverisë nga viti 2024 deri në vitin 2028, në të cilin potencohet përkushtimi i saj i fuqishëm për krijimin e një shoqërie në të cilën të rinjtë mund të përparojnë.
Kështu ka dekalruar në ditën Ndërkombëtare të rinisë, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, duke theksuar angazhimin e qeverisë për krijimin e kushteve të nevojshme që të rinjtë e vendit ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.
“Të vetëdijshëm për ikjen e madhe të të rinjve në mërgim dhe alarmit që rinia e kërkon ardhmërinë diku jashtë, është koha që të ndërmarrim aksione dhe masa që ta ndalojmë këtë trend negativ, edhe pse unë mendoj se nuk është trend por politik e thurur në qeveritë e kaluara për këto 20 vjet. Kërkoj falje nëse diku kam bërë ndonjë gabim, por jam në terapi këto 3-4 ditë dhe nuk desha t’ua prish këtë ngjarje, sepse mbi të gjitha në jetën time janë të rinjtë. Të hapërojmë bashkë, por bashkë me të rinjtë, jo vetëm gojën plotë me të rinj dhe asgjë të mos bëjmë për ta. Bashkë të ndërtojmë shtet që do të jetë ardhmëri e sigurt për brezat tanë”. – deklaroi Ministri i PSDR-së, Fatmir Limani.
Minsitri Limani inkurajoi pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe inovacionit. (Gyltene Sinani, TVM2)

