Lugina e Preshevës, shqiptarët protestuan për identitet dhe dinjitet
Shqiptarët në Luginën e Preshevës...

Shqiptarët në Luginën e Preshevës kanë protestuar për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar Qeverinë serbe për diskriminim.
Ata protestuan në Bujanoc duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë shqiptarë dhe amerikanë, si dhe pankarta me mbishkrime si: “Stop pasivizmit selektiv”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo” dhe “kthema adresën”, si dhe të veshur me fanella me mbishkrimin “Për identitet dhe dinjitet”.
Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, e akuzoi Qeverinë serbe për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ajo “nuk dëshiron integrimin e tyre në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”.
Protesta u thirr të shtunën nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.
