Rusi, forcat ukrainase kryejnë sulme në territorin rus
Autoritetet ruse kanë evakuuar banorë...

Autoritetet ruse kanë evakuuar banorë nga pjesë të rajonit jugperëndimor Belgorod, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, tha guvernatori I rajonit.
Banorët janë duke u zhvendoset në “vende më të sigurta” për shkak të “aktiviteteve” në këtë zonë nga forcat ukrainase. Evakuimi vjen pasi trupat ukrainase janë futur 30 kilometra brenda tokës ruse, në atë që është vlerësuar si inkursioni më i madh prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar për herë të parë se ushtria e tij është duke kryer ofensivë brenda rajonin perëndimor rus, Kursk. Ai tha përmes një videoje të shtunën se ushtria ukrainase është duke dërguar luftën në “territorin e agresorit”.
