Kuvend, me 67 vota “për”, dhe 7 “kundër” u miratua rebalanci i Buxhetit për vitin 2024

12.08.2024 20:13

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut...

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sot pasdite, me 67 vota “për” dhe 7 “kundër”, umiratua rebalanci i buxhetit për vitin 2024.

Me rebalancin të ardhurat janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, që është për 2,6 për qind më shumë se planifikimet paraprake. Shpenzimet pritet të jenë 362,8 miliardë denarë, apo 5,6 për qind më shumë.

Shpenzimet kapitale janë planifikuar në vlerë prej rreth 44,7 miliardë denarë, kurse deficiti është planifikuar në nivelin prej 44,7 miliardë denarë, përkatësisht nga 3,4 për qind e planifikuar fillimisht në 4,9 për qind të PBB-së.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska para deputetëve tha se ribalanci është përpjekje e Qeverisë së re që të sigurojë likuiditet për servisim të rregullt të të gjitha detyrimeve deri në fund të vitit njëkohësisht me sigurim të funksionimit normal të institucioneve dhe realizim të projekteve të cilat kanë dinamikë adekuate.

Gjatë debatit pati kritika të shumta nga opozita. LSDM-ja e bëri të qartë se nuk e mbështet rebalancin e Buxhetit, derisa deputetët e “Frontit Evropian” e lëshuan seancën.