Parashikimi i motit

13.08.2024 08:57

Moti sot në vendin tonë...

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 35 deri në 40 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 40 gradë.

Nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, nga nesër deri në fund të javës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë.