Drejtoria e Doganave, janë kapur 192 kilogram stereoide anabolike
Drejtoria e doganave ka zbuluar një kanal ndërkombëtar....

Drejtoria e doganave ka zbuluar një kanal ndërkombëtar të tregtisë me stereoide anabolike, prodhimi, shitja dhe përdorimi i të cilave është rreptësisht i ndaluar me ligj, pasi janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe shkaktojnë mvarshmëri.
Siç informoi drejtori i doganave, Boban Nikollovski, në aeroportin e Shkupit janë konfiskuar 32 kuti me 192 kilogramë stereoide anabolike në vlerë prej 5,5 milionë denarësh, ndërsa kundër autorëve është paraqitur kallëzim penal.
Bëhet fjalë për Oksanabolik dhe metanabol për përdorim oral dhe testek, testen dhe sustamiks për përdorim me anë të injektimit.
“Bëhet fjalë për prodhues nga India i cili është me të kaluar të madhe krminale që ka dashur me fluturim Singapur-Stamboll e më pas Stamboll-Shkup mallin ta distribuojnë në treg fiktiv përkatësisht si destinacion përfundimtaër është cekur Çekia, ku prodhimet e këtilla është kontrolluar se me ligj janë rreptësisht të ndaluara. Hetimet nga Drejtoria e doganave në bazë të dyhsimeve tona kanë konstatuar s etë dhënat për kompaninë çeke janë të rreme, përkatësisht e njejta nuk ka bërë porosi të prodhimeve të këtilla.” – deklaroi Drejtori i Doganave, Boban Nikollovski.
Në bashkëpunim me prokurorin publik, në Minsitrinë e Punëve të Brendëshme është bërë analizë mjeko ligjore, ku është konfirmuar se bëhet fjalë për stereoide anabolike. Ndërsa Mallmed dhe agjencioni nacional anti doping, në kuadër të agjencisë botërore anti doping dhe ministria e sportit kanë konfirmuar se stereoidet anabolike janë rreptësisht të ndaluara, prandaj ndaj kryerësit është parashtruar kallzim penal. (Gyltene Sinani, TVM2)
