Maqedoni
QMK: Vendi vazhdon të përballet me disa zjarre
13.08.2024 14:14
Sipas informacionit të fundit nga Qendra për Menaxhimin e Krizave...

Sipas informacionit të fundit nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, janë aktivë dhjetëra zjarrë në zona të ndryshme të vendit. Problemi më i madh për zjarrfikësit aktualisht është zjarri në Pehçevë, ku të dielen u dogj automjeti zjarrfikës i kësaj komune.
“Të dielen dolëm ku filloi përsëri zjarri, por për një kohë të shkurtër nga era e fuqishme zjarri na rrethoi në të gjitha anët por për fat ne katër zjarrëfikësit arritëm të dalim pa u lënduar por automjeti për fat të keq u dogj.”, u shpreh një zjrrafikës.
Për shuarjen e zjarrit në Pehçevë po bëhen përpjekje nga toka dhe ajri, thonë nga pushteti lokal. Edhe zjarri në malet e Galiçicës vazhdon të jetë aktiv dhe vazhdon të përhapet nga ana malore e Ohrit. Megjithse ekipet zjarrëfikëse përfshi ato vullnetare po përpiqen për shuarjen e zjarrit, ata thonë se pa ndihmë nga ajri është vështirë të shuhet ky zjarr pasi tereni sëhtë tejet i vështirë.
ARDITA RAMADANI
