Maqedoni
Debat kushtuar 23 vjetorit të MO-së, theksi u vendos te pushteti lokal
13.08.2024 14:41
Me një debat me njohës të zhvillimeve politike në vend, të organizuar nga zëvendës-kryeministri i parë...

Me një debat me njohës të zhvillimeve politike në vend, të organizuar nga zëvendës-kryeministri i parë, Izet Mexhiti, u shënua 23 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit. Kjo marrëveshje solli paqen dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve, theksuan panelistët. Ata e vendosën theksin sidomos te decentralizimi i pushtetit, që ishte një nga obligimet e kësaj marrëveshjeje.
Zëvendës-kryeministri, Izet Mexhiti, me këtë rast theksoi se 23 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit e gjen vendin anëtare fuqiplotë të NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në BE.
“Kjo nënkupton se Maqedonia e Veriut sot është eksportuesi i paqes dhe stabilitetit, sinë rajon, ashtu edhe në misionet paqeruajtëse të NATO-s kudo në botë. Pra, cenimi i paqes nuk është më një opsion për vendin tonë dhe sfida e klasës politike sot është se sitë bëhen sot institucionet më të fuqishme, gjyqësori mëi pavarur, mediat më të lira, demokracia më funskionale, decentralizimi më efikas. Megjithatë, edhe pas 23 viteve, me nënshkrimin e Marrëveshjes Korrnizëtë Ohrit, decentralizimi edhe më tej vazhdon të mbetet sfidë. Si një ish kryetar komune, më besoni kam qenë kryetar komune në kohët më të vështira, për një komunë të sapoformuar dhe për një kryetar të sapozgjedhur. E kuptojdhe e njoh në thelb kompleksitetin e këtij procesi. Decentralizimi është një materie e gjallë, dinamike, që ndryshon, siç ndryshojnë nevojat e qytetarëve. Dhe për këtë arsye është detyrë e pushtetit qëndror që të angazhohet më shumë në fuqizimin e autoriteteve lokale,duke iu ofruar atyre më shumë resurse, më shumë pavarësi, më shumë mundësi për zhvillim dhe efikasite, sepsekomunat janë dera e parë ku qytetarët drejtohen kur kanë nevojë.”, u shpreh zëvendës-kryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Shkatërrimi i ish Jugosllavisë solli konflikte të përgjakshme të cilat u përmbyllën me marrëveshje ndërkombëtare, theksoi njohësi i zhvillimeve politike, Rizvan Sulejmani.
“Por gjitha këto mbaruan me një marrëveshje, në Bosnjë ajo ndodhi me Marrëveshjen e Dejtonit, në Kosovë me Rambujenë dhe te ne me Maëveshjen e Ohrit. Çka është e përbashkëta e të gjitha këtyre marrëveshjeve? E përbashkëta është se ajo u shndërrua në kushtetutë, në thelbin e tyre ekziston një nivel i lartëi decentralizimit me një apo më tepër nivele të decentralizmit. Bosnja dihet, u organizua në një federatë, me një republikë, me disa nivele të decentralizimit. Kosova kishte një decentralizim asimetrik, për arsye se komunat veriore apo ato me shumicë serbe, ndajnë kompetenca shumë më të mëdha se komunat tjera që janë me shumcë shqiptare. Kurse Maqedonia e Veriut ME decentralizim, si mekanizëm shumë i fuqishëm për zgjidhjen e marrëveshjeve ndëretnike, edhe në aspektin teorik edhe praktik,është përdëftu se është më efikase.”, u shpreh analist politik Rizvan Sulejmani.
Me Marrëveshjen e Ohrit shqiptarët dhe bashkësitë tjera fituan garanci për përdorimin e gjuhës, simboleve dhe decentralizimin, vlerëson ish diplomati, Nano Ruzhin. Por, 23 vite më pas, Ruzhin e parashtroi pyetjen se a i kultivojmë mjaftueshëm vlerat e Marrëveshjes së Ohrit?
“Nëse kërkojmë sqarim teorik për krizën e vitit 2001, ajo është pikërisht mungesa e pluralizmit demokratik, që paraqiste demokraci më të madhe etnike, decentralizim dhe multi-kulturalizëm. Parimi i pluralizmit nga aspekti i demokracisë është vlerë dominante, apo vlerë e trashëguar e idesë evropiane. Dallimet nuk nënkuptojnë armiqësi, kjo është motoja e filozofit Abelar që nga shekulli i 10-të. Demokracia bashkëkohore e pranon këtë parim.”, u shpreh ish diplomati Nano Ruzhin.
Gjatë këtijdebate, numri dy i qeverisë Mexhiti, paralajmëroi rishikim të zgjidhjeve të vendosura disa vite më parë sa i përket pushtetit lokal, pasi, siç tha ai, komunat kanë nevojë përfuqizim të decentralizimit të përcjellë me më shumë financa.
FITORE DEMOLLI
