Qeveri, seancë solemne në 23 vjetorine MO-së

13.08.2024 14:54

Qeveria mbajti seancën solemne...

Qeveria mbajti seancën solemne me rastin e shënimit të 23 vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit. Me këtë rast u rithekësuan angazhimet dhe përpjekjet e Qeverisë për funksionimin e një shteti multi-etnik dhe gjithë-përfshirës, duke u respektuar të drejtat thelbësore të të gjitha etniteteve të cilat jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Asnjëra nga palët që e nënshkrun aso-kohe Marrëveshjen e Ohrit nuk ishin të kënaqura, por kjo Marrëveshje e solli atë që më së shumti i është dashur vendit, theksoi me këtë rast Kryeministri, Hristijan Mickovski.

“Ky është mëmëdheu i të gjithve, dhe patriotizmi i përbashkët nënkupton ndërtimin e ardhmërisë nën një kulm të përbashkët, dhe luftë për një të ardhme më të mirë nën një qiell të përbashkët. Ajo që na bënë të ndryshëm për nga përkatësia etnike e fetare, nuk na bënë të ndryshëm për prioritetet tona. Problemet tona janë probleme për të gjithë njolloj, prandaj edhe bashkarishtë duhet ti zgjedhim. Për disa subjekte politike MO është më i mirë, dhe po zbatohet vetëm atëherë kur ato janë në pushtet. Kjo marrëveshje ka qenë dhe është shumë e kushtueshme për ne, sepse kishte viktima nga të gjitha palët, dhe mos respektimi i kësaj marrëveshje, nënkupton edhe mos respektim të atyre viktimave të cilat ishin nga të gjitha palët” – tha Kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski.

Sipas Mickovskit, Marrëveshja e Ohrit dhe çështjet etnike në vend shpesh janë keq-përdorur nga elitat politike, duke ndërtuar karierat e tyre politike, por në fakt jeta e qytetarëve vetëm sa vie e vështërësohet.

Këto subjekte sipas tij po shëndrohen në përfitues klasik, pikërishtë nga këto tema.

Sipas Kryeministrit gjatë 20 viteve të fundit mbi 100 mijë shqiptarë e kanë lëshuar vendin, kjo tregonë se ata të cilët ishin të angazhuar nga këto qytetarë thjeshtë dështuan.

Sipas Zv/Kryeministrit Izet Mexhiti, kjo Qeveri në vepër është duke dëshmuar se është për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke i mbështetur shtyllat kryesore të saja, siç është decentralizimi, shteti ligjor, lufta e pa kompromis kundër korupsionit, zhvillimi ekonomik dhe standardi i qytetarit. 

“1 Miliardë euro për komunat, për decentralizimin e cila është shtylla e MO, dhe e cila do të zgjedhë shumë probleme esenciale, dhe do të jenë në funksion të rritjes së cilësisë së jetesës së qytetarit në RMV. Për dallim me të kaluarën ku u harua kjo shtyllë e rëndësishme e MO, dhe u devallvua MO me koncerte dhe dukuri tjera e ahengje, kjo Qeveri dëshmon kapacitet për vlerat dhe frymën e MO. Kemi fillim të mbarë jo vetëm për frymën e MO, por një Qeverisje, parimet kryesore i ka te shteti ligjor, luftë të pa kompromis kundër korupsionit, dhe theksi do të jetë tek zhvillimi ekonomik dhe standardi i qytetarit” - deklaroi Zv.Kryeministri i Qeverisë, Izet Mexhiti.

Ndryshe, Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno në Shkup nga presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, si dhe liderët e atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, PPD-së Imer Imeri dhe i PDSH-së, Arben Xhaferi.

Nënshkrimet e tyre në këtë marrëveshje i kanë vendosur edhe përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-së, François Léotard dhe James Perdue. Në bisedimet që filluan në korrik në Shkup dhe më pas vazhduan në Ohër, u konsultuan disa këshilltarë dhe ekspertë. (Fitim Kryeziu, TVM2)