Maqedoni

Drafti i Paul Williams, Osmani: Me masa konkrete synojmë barazinë

13.08.2024 15:55

Në manifestimin për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit, Bujar Osmani nga BDI foli edhe për legjitimitetin...

Në manifestimin për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit, Bujar Osmani nga BDI foli edhe për legjitimitetin dhe draftin e Paul Williams ku tha se, përmes këtij drafti, synojnë barazinë përmes masave dhe praktikave nga Irlanda e Veriut, Belgjika e Zvicra dhe jo vetëm. 
 
“Në zbatimin e këtyre masave, në do të përfshijmë me kujdes parimet dhe praktikat e suksesshme nga Irlanda e Veriut, nga Belgjika dhe Zvicra si dhe të vendeve të tjera demokratike duke u mbështetur në qasjet tona të vendosura për të siguruar një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj kontekstit të krijuar me veprimet e fundit irracionale.”, tha Bujar Osmani nga BDI.
 
Paralajmërimet për destabilizim, Mexhiti: BDI nuk ka kauzë për protesta 
 
Ndërkohë, zvkryeministri i parë Izet Mexhiti thot se BDI nuk ka kauzë por thjeshtë nuë është mësuar të jetë në opozitë. 
 
“Ka një çështje që nuk janë mësuar të jenë në opozitë. Pas 20 viteve rëndë e kanë të ballafaqohen me të qenurit opozitë, mirëpo për protesta për destabiolizime nuk kanë kauzë, pra nuk mund të jetë kauza pse ata nuk janë pushtet apo kauzta Soravia apo dukuritë tjera negative të jenë kauzë për shqiptarët në Maqedoni.”, u shpreh zvkryeministri i parë Izet Mexhiti.
 
Përndryshe, javën e kaluar kryeministri Hristijan Mickoski tha se ka informacione se BDI po përgadit destabilizim të vendit nga vjeshta.
 
ERSAN PAJAZITI