Mustafa dhe Vuçiq, sot në Bruksel

21.04.2015 12:36

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të zhvillojnë takimin e radhës sot në Bruksel...

Lajmin e konfirmoi para dy dite vetë Maja Koçijançiç, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogherini.

Të dy kryeministrat do të rishikojnë progresin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve”- tha Koçijançiç.

Ky takim vjen pas atij të fundit që u mbajt më 9 shkurt, kur të dy shtetet arritën marrëveshjen për drejtësinë në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve.