Botë

Greqia kaplohet nga disa zjarre, një i vdekur, 15 të lënduar mijëra të evakuuar

13.08.2024 16:16

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë janë lënduar nga zjarret që kanë shpërthyer në Greqi...

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë janë lënduar nga zjarret që kanë shpërthyer në Greqi. Mijëra njerëz janë evakuuar pasi zjarrfikësit paralajmëruan se shtëpitë, bizneset dhe shkollat ishin nën kërcënim. Një numër vendesh po dërgojnë ndihma, pasi Greqia po lufton me zjarret në shumë fronte, duke përfshirë mbi njëqind mijë hektarë. Zjarri në veri të Athinës shkatërroi pa mëshirë gjithçka përballë. Një numër i madh banesash dhe automjetesh janë shkatërruar. Erërat e forta e komplikojnë situatën në terren. Qindra zjarrfikës dhe dhjetëra avionë po përpiqen të shuajnë zjarret.
 
“Era është shumë e fortë. Nuk po mundemi të bëjmë asgjë. Era nga një drejtim në tjetrin. Tym kudo. Shtëpia jonë është 50 metra larg, nuk e shohim dot.”, u shpreh Spiros Gorilas, qytetar.
 
“Ne përpiqemi të lagim çdo dru ose material të ndezshëm për të ndaluar zjarrin, por vetëm Zoti mund ta bëjë këtë. Për fat të mirë era u ndal dhe ne shpëtuam, përndryshe do të ishim djegur. Nga kjo rrugë anësore dhe në atë drejtim gjithçka është djegur.”, tha Vasilis Celepis, banor.
 
Më shumë se 700 zjarrfikës, 199 makina zjarrfikëse dhe 35 avionë bombardues me ujë janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve, të cilat fillimisht shpërthyen të dielën pasdite rreth 35 kilometra në veri të kryeqytetit grek.
 
ARDITA RAMADANI