Botë
Lindja e Mesme, Irani nuk heq dorë nga sulmet hakmarrëse
13.08.2024 17:07
Megjith thirrjet ndërkombëtare Irani nuk heq dorë nga sulmet e paralajmëruara hakmarrëse ndaj Iranit...

Megjith thirrjet ndërkombëtare Irani nuk heq dorë nga sulmet e paralajmëruara hakmarrëse ndaj Iranit.
Ministria e Jashtme e Iranit tha se thirrjet për përmbajtje sa i përket një sulmi ndaj Izraelit, të bëra nga Franca, Gjermania dhe Britania “kanë mungesë të logjikës politike dhe janë në kundërshtim me parimet e ligjit ndërkombëtar”. Teherani dhe aleatët e tij, Hamasi, dhe grupi libanez Hezbollah kanë fajësuar Izraelin për këtë vrasje. Qeveria izraelite nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut.
“Pa asnjë kundërshtim për krimet e regjimit Zionist, deklarata e tri shteteve evropiane i kërkon paturpësisht Iranit të mos përgjigjet për shkeljen e sovranitetit të tij dhe integritetit të tij territorial.”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Naser Kanaani.
Shtetet e Bashkuara po i kërkojë Turqisë dhe aleatëve të tjerë, të cilët kanë raporte me Iranin, që ta bindin atë të ulë tensionet në Lindjen e Mesme, ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Turqi.
