Lojërat olimpike, flamuri arrin në los angeles
13.08.2024 17:13
Francezët me mbylljen e Lojërave të 33-ta olimpike të dielën ua lëshuan rendin amerikanëve të cilët në Los Anxhelos...
Francezët me mbylljen e Lojërave të 33-ta olimpike të dielën ua lëshuan rendin amerikanëve të cilët në Los Anxhelos shtrojnë konakun për edicionin e vitit 2028. Flamuri olimpik së bashku me sportistët amerikan ka arritur në Los Anxhelos, ndërsa së bashku me te nga aeroplani doli edhe numri një i këtij qyteti Karen Bass, ndërsa në pistë u pritën nga guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom.
Që nga viti 2017 KON-I, kishte marrë vendimin që ky qytet të jetë mikpritës i lojërave të 34-ta olimpike. Organizatorët e edicionit të 34-rt të Lojrave Olimpike kanë bërë me dije ditën e sotme risitë e eventit, i cili do të mbahet në Los Anxhelos. Ndryshe nga “Paris 2024” në “Los Anxhelos 2028” nuk do të garohet më në disiplinën e “breakdance” (lloj kërcimi) dhe me shumë mundësi edhe disiplina e boksit. Por edicioni amerikan thuhet se do të ketë mjaft risi. Organizatorët do të rifusin disiplina si ajo e “lacrosse”, “cricket”, “baseball” dhe “softball”. Ndërsa disiplinat, të cilat do të debutojnë në Lojrat Olimpike do të jenë dy: “flag football” dhe “squash”.
Kriketi ishte në programin olimpik në Pariz 1900-tën, ndërsa Lacross ishte në programin e St Louis 1904 dhe Londër 1908. Pritet që në olimpiadën e ardhshme në program të jenë 35 sporte. Lojërat verore verore në vitin 2028 do të mbahen në Los Anxhelos nga 14 deri më 30 korrik. Pas vitit 1932 dhe 1984, kjo do jetë hera e tretë që qyteti më i madh në Kaliforni të jetë mikpritës i LOV. (Gazetar Safet Ademi)