Tenis, Pegula triumfoi në Toronto, Popirin në Montreal

13.08.2024 17:17

Tensitja amerikane Jessica Pegula, ka mbrojtur titullin e kampiones në WTA turneut nga seria e "masters 1000" në Kanada...

Tensitja amerikane Jessica Pegula, ka mbrojtur titullin e kampiones në WTA turneut nga seria e "masters 1000" në Kanada, pasi vitin e kaluar kishte triumfuar në Montreal, ajo sivjet ishte më e mira në Toronto. Pegula në finale me rezultatin 2:1 në seta e mundi bashkëkombasen e saj Amanda Anisimova. Për 30-vjeçare Pegula, ky është titulli i saj i gjashtë në karrierë, ndërsa I dyti këtë vit, pas atij të fituar në Berlin. Nga ana tjetër 22-vjeçarja Anisimova, mbeti në dy tituj të fituar, ndërsa të fundit e kishte fituar në Melburn, para dy viteve.
 
Ndërsa australiani Aleksej Popirin, ka dalë fitues i ATP turneun nga seria e “Masters 1000” që u zhvillua në Montreal. Australiani në finale me 2:0 në seta e mundi Andrej Rubljov. Me këtë fitore në Montreal, Popirin ka vazhduar dominimin e tij në finale e ATP Tour. 25-vjeçari, tani ka tre tituj nga tri finale të luajtur, por ky në Montreal është titulli më i madh që e ka fituar nga kjo seri e turneve. (Gazetar Safet Ademi)