Botë

Kosovë, digjet mali në Prevallë

13.08.2024 17:50

Po digjet edhe mali në Prevallë të Republikës së Kosovës, ku siç bën të ditur Agjencia për Menaxhimin Emergjent...

Po digjet edhe mali në Prevallë të Republikës së Kosovës, ku siç bën të ditur Agjencia për Menaxhimin Emergjent, njësitë e zjarrfikësve nga Prizreni, po ndihmohen nga ato të Gjakovës, Prishtinës e Ferizajt për fikjen e zjarrit.
 
Sipas njoftimit, rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me Komunat në ndihmë. Prezent në operacion në mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjesëtaret nga parku nacional Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësorë nga Prizreni etj. KFOR nuk do të ndihmojë në shuarjen e zjarrit derisa nuk rrezikohen qytetarët.