Itali, dy të arrestuar për fundosjen e anijes në Mesdhe

21.04.2015 12:48

Kapiteni dhe një anëtar i ekuipazhit i anijes që është mbytur të dielën në ujërat e Mesdheut, duke lënë të vdekur qindra emigrantë, janë arrestuar, kanë bërë të ditur zyrtarët italianë...

Të dy ata që po mbahen nën dyshimet për trafikim me njerëz, janë në mesin e 27 të mbijetuarve që kanë arritur në Sicili të hënën vonë.

Arrestimet vijnë pasi Bashkimi Evropian ka shpallur një plan të veprimit, i cili synon të frenojë valën e emigrantëve të paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të cilët bëjnë përpjekje të kalojnë detin Mesdhe dhe të arrijnë në vende të BE-së.

Mbi 700 emigrantë besohet se kanë vdekur pasi anija e tyre është mbytur pranë ishullit italian të Lampedusës në natën midis 18 dhe 19 prillit.