Parashikimi i motit
14.08.2024 09:17
Moti sot në vendin tonë...

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira deri në mesatare. Do të fryejë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi jugor.
Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima të shkurtra, kryesisht në zonat malor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 34 deri në 41 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët juglindore.
