Deri në fund të muajit prill taksistët do të paraqiten për testimin e gjuhës angleze
Taksistët do të mundet deri në fund të muajit prill të paraqiten për dhënien e provimit për gjuhën angleze...

Vazhdimi i afatit, siç informon sot Qyteti i Shkupit, është bërë në kërkesë të taksi kompanive.
Provimi është falas, ndërsa në konkursin për testim mund të paraqiten vetëm taksi shoferët e punësuar në taksi kompanitë e licencuara.
Paraqitja kryhet në postën elektronike [email protected] dhe përveç fletëparaqitjes, e cila mund të gjindet në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve www.mtc.gov.mk, kandidatët duhet të kenë formular M1/M2 jo më të vjetër se 60 ditë dhe kopje nga letërnjoftimi.
Koha dhe vendi i dhënies së provimit në mënyrë shtesë do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Në pajtim me Ligjin për komunikacion rrugor të gjithë auto taksitë duhet të kenë certifikatë për njohjen e shkallës themelore të gjuhës angleze, e cila është një prej kushteve që të marrin licencë për kryerjen e taksi transportit. Certifikata do të jetë e detyrueshme nga 1 janari i vitit 2017.
