Deputetët e RMV-së prej nesër e deri më 2 shtator në pushim
14.08.2024 13:09
Deputetët nga nesër e deri më 2 shtator do të shfrytëzojnë zyrtarisht pushimet e tyre vjetore...

Deputetët nga nesër e deri më 2 shtator do të shfrytëzojnë zyrtarisht pushimet e tyre vjetore, të cilat këtë vit janë vonuar për shkak të ribalancimit të Buxhetit. Zakonisht deputetët janë me pushime çdo vit nga 1 gushti deri në fillim të shtatorit.
“Deputetët do të jenë me pushime nga 15 gushti deri më 2 shtator, por duke qenë se Kuvendi është në seancë të përhershme, nuk përjashtohet mundësia e thirrjes së seancave të trupave punues apo seancë plenare nëse është emergjente.”, njoftojnë nga kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi.
Që nga fillimi i punës së kësaj përbërje parlamentare, më 28 maj, janë mbajtur dhjetë seanca, ndërsa e e fundit ishte dje.
