Marrëveshja e Ohrit, shënimi i datës përçau partitë shqiptare, Selmani: Duhet bashkim për interesa kolektive
Marrëveshja e Ohrit përçau subjektet politike shqiptare....

Marrëveshja e Ohrit përçau subjektet politike shqiptare, pasi kjo datë e rëndësishme për shqiptarët e vendit u shënua me evente të ndara, vlerëson profesori universitar Bashkim Selmani.
Sipas tij ndasia e krijuar është si pasojë e ndërveprimit të ulët midis partive i cili rezulton me ngecje të zhvillimit dhe vërfërimit kolektiv.
“Thjesht është ti themi mënyrë e emancipimit të ulët ndërpartiak, poashtu dhe ndërshtetëror dhe kjo nuk është në interesin as të shqiptarëve, por as edhe të Maqedonisë duke ditur edhe pala maqedonase që më tepër ka një ironi të Marrëveshjes së Ohrit për arsye se ne si komb edhe atë viktimizim që e bëmë dhe atë gjak që e derdhëm, nuk është mbrojtur në aspektin juridik dhe kjo i jep sinjale që shqiptarët mes vete, flas për subjektet politike kanë nevojë për emancipim kolektiv, kanë nevojë për bashkëpunim dhe tolerancë. Sa më shumë që shohim përçarje, aq më shumë të drejtat e shqiptarëve kufizohen dhe hapet rruga për të ikur rinia dhe për tu varfëruar, ajo që është interesi i përgjithshëm nacional.” – tha Profesori universitar, Bashkim Selmani.
Selmani thotë se theksi i bashkëpunimit duhet vënë pikërisht në shënimin e datave historike sikurse konflikti i vitit 2001, duke vlerësuar sakrificën e shqiptarëve të dhënë për një status më të lartë shoqëror.
“Datat historike janë momentet të cilat duhet ti bashkojnë të gjithë së bashku për qëllimet e mëtutjeshme dhe ato që janë të arritura; t’iu falënderohet qytetarëve për atë që duhet bërë, të bëhet me një strategji të përbashkët. Krejt kjo përçarje shkon në interesin e maqeonasve dhe nga ana tjetër shkakton zemrimin tek qytetarët për arsye se asnjëra nga partitë politike nuk falënderuan qytetarët për viktimizimin e tyre.” – u shpreh Profesori universitar, Bashkim Selmani.
23 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ditë më parë u shënua ndaras, nga qeveria në formë institucionale në ambientet e qeverisë por edhe me pritje solemne në Muzeun e Arteve Bashkëkohore, ndërkohë që Fronti Europian në një event të posaçëm. (Meral Ismaili, TVM2)
