Maqedoni
VMRO-DPMNE: BDI nuk ka dëgjuar zërin e qytetarëve
14.08.2024 14:14
VMRO mbetet në qëndrimin e saj se BDI është duke punuar kundër interesave të qytetarëve...

VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin e saj se Bashkimi Demokratik për Integrim është duke punuar kundër interesave të qytetarëve, dhe prespektivës europiane të vendit. Sipas VMRO-DPMNE-së me retorikën e tyre ata janë duke dëshmuar se janë duke u përgatitur për destabilizim të vendit, që të cilën qytetarët dhe institucionet e vendit nuk do ta lejojnë.
“Qëndrimi i BDI në këto momente vetëm po tregon se ato nuk e kanë ndëgjuar zërin e qytetarëve, po mundohet të kenë një retorik të dalluar, e që ka për qëllim që ta mbrojnë vetëm kapitalin e tyre të cilën e kanë krijuar në mënyrë ilegale, dhe po mundohen që të largohen nga përgjegjësia. Por përgjegjësi patjetër se do të ketë, për momentin është duke u punuar në shumë raste, dhe opinion është i njoftuar për korupsionin e 14 milion eurove të Kompanisë MEPSO me emrin e Musa Xhaferit, pastaj nipat e Ali Ahmetit dhe blerja e Sovarisë, dhe krimi në llotarin shtetërore.”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov.
Por nga BDI thonë se kjo gjueti e përditshme e shtrigave ka për qëllim defokusimin e opinionit nga dështimet e njëpasnjëshme dhe mungesa e legjitimitetit etnik të kësaj qeverie monoetnike. Sipas BDI-së krimi dhe korupsioni mund të zgjidhet vetëm me veting të monitoruar ndërkombëtarisht për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët.
“Kjo gjueti e përditshme e shtrigave ka për qëllim defokusimin e opinionit nga dështimet e njëpasnjëshme dhe mungesa e legjitimitetit etnik të kësaj qeverie monoetnike. Kjo gjendje e rëndë zgjidhet vetëm me veting të monitoruar ndërkombëtarisht për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët, oligarkët si dhe për procesin e tranzicionit dhe privatizimit në 32 vitet e pas pavarësisë bashkë edhe me miratimin e platformes për legjitimitet që mundëson stabilitet të qëndrueshëm të vendit dhe institucioneve.”, thonë nga BDI.
LSDM: VMRO-DPMNE është në bashkpunim me BDI
Por të gjitha këto kritika dhe akuza në mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI, partia opozitare maqedonase LSDM i sheh si lojë e cila po i kurdiset opinionit. Sipas LSDM-së përderisa VMRO-DPMNE-ja çdo ditë e helmon opinionin me konferenca për media në të cilat gjoja sulmon BDI-në, ajo bën marrëveshje me të njëjtën BDI pas shpinës së qytetarëve. Koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI punon, funksionon dhe sërish janë bashkë.
“Në mëngjes Mickoski thotë se BDI do të destabilizojë vendin, ndërsa pasdite në Kuvend deputetët e tij votojnë vendime të përbashkëta me BDI-në. A nuk u bënë bashkëfajtorë në planin e destabilizimit?, A do të dalë tani Miteva për të akuzuar deputetët e VMRO-DPMNE-së?, Çfarë marrëveshje tjetër ka mes DPMNE-së dhe BDI-së?. Një gjë është e qartë, marrëveshjet nën tavolinë, manipulimet dhe konfliktet e rreme publike mes dy palëve janë metoda që janë parë në të kaluarën dhe nuk kalojnë më, dhe se qytetarët i njohin këto lojra.”, thonë nga LSDM.
Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE në Kuvend e realizoi njërën nga marrëveshjetme BDI-në, duke themeluar një organ për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve. Sipas LSDM-së e njëjta VMRO-DPMNE që premtoi shfuqizimin e balancuesit, duke zbatuar marrëveshjen me BDI-në, e ngriti pikërishtë atë balancues në një nivel më të lartë.
FITIM KRYEZIU
