Zjarret, vazhdon beteja në afërsi të Galiçicës

14.08.2024 14:57

Dhjetë ditë me radhë ekipet e zjarrfikësve...

Dhjetë ditë me radhë ekipet e zjarrfikësve po zhvillojnë një betejë me zjarret në Galiçicë. Ndërkohë për tre ditë nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ajri, kështu që zjarri është përhapur në tri fronte të vendit.

Nga lindja në Prespë, nga veriu në Ohër dhe nga perëndimi në liqenin e Ohrit. Flakët kanë depërtuar në pyllin mbi Stenjë, po ashtu mbi fshatin Lubanishtë.

Zjarrfikësit thonë se nuk ka rrezik për shtëpitë nëpër fshatra. Për më tepër, shpërthimet e predhave nga Lufta e Parë Botërore e përkeqësojnë situatën.

“Kjo situatë e bën edhe më të vështirë shuarjen e këtij zjarri, sepse duhet të presim që ai të afrohet në pyll ku është realitivisht më i sigurtë sepse në brezin e zhveshur ku kryesisht ka barë, shkure dhe bimë të tjera të ulëta, shuarja është më e rezikshme sepse egziston mundësia e shpërthimeve të cilët mund të vrasin dikë.” – tha Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.

Të gjitha ekipet janë mobilizuar ditë e natë, po bëhen përpjekje për të stabilizuar situatën.

“Forca Ajrore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila në disa raste na solli atje me dhe me ujë, sepse është një terren shumë i paarritshëm 2 orë e gjysëm ecje, Galiçica e vjetër realisht është një terren i paarritshëm. Edhe sot kemi ekipe nga njësia e shpëtimit dhe kemi prezencë të njësitëve të zjarrfikësve Ohër dhe Resnjë, vullnetarë,dhe popullatë lokale nga zona Ohër-Prespë” – deklaroi Gjuro Jovçeski,  Komandanti i njësitit të Zjarrfikësve-Ohër.

Nga sot helikopterët dhe traktorët me ujë  janë rikthyer në akcion. Sa janë dëmet dhe sa hapsirë e bimësisë pyjore e Parkut kombëtar Galiçicë u dogjën nga zjarret do të përcaktohet në të ardhmen. (Ardita Imeri, TVM2)