Maqedoni

Takim koordinativ i komunave të Shkupit, për dy ndërrmarje publike kompetencat ti kalohen komunave

14.08.2024 15:15

Në një takim koordinativ të komunave të Shkupit, me iniciativë të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale...

Në një takim koordinativ të komunave të Shkupit, me iniciativë të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, u soll vendim unanim për nevojën e transferimit të kompetencave të ndërmarrjeve publike "Parqet dhe Gjelbërimet" dhe "Higjiena Komunale" në komuna, si dhe për zhvillimin e bisedimeve për përmirësimin e transportit publik dhe krijimin e ligjit për policinë komunale me qeverinë. Kryetari Georgievski theksoi se Shkupi ka nevojë për pastrim gjithpërfshirës. 
 
“Ti paralajmëroj dy pikat alarmante, praktikisht qeveria ka marr kompetencat për të njejtat, e këto janë marrja e kompetencave të higjienës komunale, dhe marrja e kompetencave të parqeve dhe gjelbërimeve me çka kërkojmë qeveria të emëroj person të besueshëm në dy ndërmarrjet publike dhe me të njejtat të fillojmë me procesin e transformimit gjegësisht shpërbërjen e dy ndërrmarjeve në fjalë, dhe dorëzimin e kompetencave por edhe obligimeve të çdo komune të Shkupit.”, u shpreh kryetari i BNJLV-së dhe komunës Kisella Vodë, Orce Georgievski.
 
“Dy vite me kryetaren aktuale nuk kemi asnjë komunikim, nuk kemi as komunikim individual, si kolegë jemi të bllokuar edhe në telefon dhe gjithkund, por s’kemi komunikim as në rrugë zyrtare. Kështu që ne nuk dimë si të funksionojmë. Dhe në këtë moment me të vërtetë prioritet, sepse si shërbim për qytetarët është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme, fenomen të cilin ne duhet ta përmirësojmë por gjithashtu edhe me parqet dhe gjelbërimet.”, u shpreh kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
 
“Këto ndërrmarje publike kanë funksionuar keq edhe në kohën e Jugosllav Todorovskit,Risto Penovit, Trifun Kostovskit, edhe në kohën e Koce Trajanovskit, në fakt hapni gazetat dhe luftën time për shembull me Sashko Nasevin i cili ishte drejtor i Parqeve dhe Gjelbërimeve, do të shihni se datojnë që nga viti 2000. Kjo është nevojë e Qytetit të Shkupit. Nuk është nevojë e jona, nuk ka rëndësi a do të përfundojë në këtë mandat, por është nevojë e gjithë qytetit.”, u shpreh kryetari i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski.
 
Takimi u zhvillua në një kohë kur gjendja në kryeqytet është alarmante, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta. Një ditë më parë, qeveria dhe Bashkësia e Vetëqeverisjes Lokale nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për dorëzimin e kompetencave të organeve shtetërore në komuna, si dhe për të siguruar më shumë pavarësi, përgjegjësi dhe transparencë.
 
LEONORA KALIQI