Plenumi Studentor proteston në shenjë përkrahjeje të Plenumit të Nxënësve

21.04.2015 14:22

Plenumi Studentor të enjten do të marshojë në shenjë përkrahjeje për nxënësit e shkollave të mesme...

Studentët do të fillojnë protestën para Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” në orën 12 dhe prej aty do të vazhdojnë në qeveri, ku do të takohen me nxënësit e shkollave të mesme dhe bashkërisht do ta vazhdojnë marshin deri tek ndërtesa e Ministrisë së Arsimit.

“Plenumi Studentor, më 23 prill, ditë e enjte, vendosi që të organizojë marsh studentor për përkrahjen e nxënësve të shkollave të mesme. Marshi ynë fillon në orën 12, në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi”, ku nga qeveria të dy plenumet takohen dhe drejtohen drejt objektit të MASh-it”- deklaroi Jana Nashullova nga Plenumi Studentor.

Nga Plenumi Studentor thonë se e njohin sjelljen ignoruese të kompetentëve, të cilët, sipas studentëve, dëshirojnë të jenë faktori i vetëm që krijon politikat, duke mos i dëgjuar argumentet e palëve të përfshira.

“Nga këtu ne i rekomandojmë qeverisë që të largohet nga pozicioni i fuqisë, si argument në debate dhe në krijimin e politikave në arsim, sepse krijimi i politikave me dyer të mbyllura nuk është shembull i politikanëve serioz dhe nuk është në pajtueshmëri me principet evropiane të praktikimit të vlerave demokratike”- tha Ivan Domazetovski nga Plenumi Studentor.

Kërkesat e nxënësve të shkollave të mesme janë: realizimi i një takim në MASh, ku do të parashtrohen kërkesat për kthimin e konceptit të vjetër të maturës shtetërore, dhe tërheqja e testimit ekstern. (Flutura Latifi, TVM2)