Botë
Zjarret në parkun e Prespës, 9 ditë digjet mali në Pustec
14.08.2024 16:53
Prej 9 ditësh, një sipërfaqe e madhe e malit të Thatë në Pustec është në flakë dhe sot ka nisur ndërhyrja nga ajri....

Prej 9 ditësh, një sipërfaqe e madhe e malit të Thatë në Pustec është në flakë dhe sot ka nisur ndërhyrja nga ajri.
Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën sot në Shqipëri duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.
Njëri prej tyre u dërgua në malin e Thatë, pas mekanizmi Evropian i mbrojtjes Civile vendosi aktivizimin e ndihmës.
Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Avionët ushtarakë kanë kapacitet prej 6 ton ujë për çdo fluturim.
Punonjësit e zjarrfikëses dhe zonave te mbrojtura kanë bërë të pamundurën për të ngushtuar perimetrin e zjarrit ne Malin e Thatë, por mëngjesin e sotëm favorizuar edhe nga era flakët kanë zbritur më poshtë në drejtim të Goricës. Në terren kanë zbritur rreth 100 forca te ushtrisë dhe zjarrfikëses.
LULJETA NDOKA
