Botë

Vazhdojnë bombardimet në Gaza, binjakët e porsalidura mes dhjetra viktimave

14.08.2024 17:17

“Aysel dhe Aser ishin fillimi dhe fundi i gëzimit tim. Lumturia ime ishte e paplotë dhe tani ajo është zhdukur”...

“Aysel dhe Aser ishin fillimi dhe fundi i gëzimit tim. Lumturia ime ishte e paplotë dhe tani ajo është zhdukur”, - thotë babai i binjakëve të porsalindura, që u vranë bashkë me 36 palestinez të tjerë, në sulmin izraelit në Gaza. Babai e mori lajmin në kohën që merrte certifikatat e lindjes, të vogëlushëve të tyre. Muhamet Abu Al Qusma, i cili mban certifikatën në duar, gjatë sulmit ajror izraelit në pjesën lindore të Deir al-Balah , humbi edhe bashkëshorten dhe nënën e tij.
 
“Unë nuk e di se çfarë ndodhi. Më thonë se ishte një predhë që goditi shtëpinë... Nuk pata kohë as t'i festoja për ardhjen në jetë, pasi i vranë. E vranë gjithë familje time.”, tha babai i dy binjakëve Mohammed Abu al-Qumsa.
 
Këshilli i Sigurimit të OKB thirri një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme. Nga Zyra e OKB-së për  koordinimin e çështjeve humanitare, thonë se në Gaza, po shkelen të gjitha ligjet ndërkombëtare.
 
“Ndërsa ky konflikt vazhdon dhe jetët kërcënohen çdo ditë, civilët duhet të lejohen të kërkojnë mbrojtje. Të zhvendosurve duhet t'u garantohet gjithashtu e drejta për t'u kthyer vullnetarisht. Ajo që ne po shohim në Gaza është rezultat i një lufte të zhvilluar me respekt të mëshirshëm – nëse ka – për kërkesat e ligjit ndërkombëtar. Unë ndaj shqetësimin e thellë të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të tjerëve për shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar që po kryhen gjatë gjithë këtij konflikti.”, tha Lisa Doughten nga Zyra e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare. 
 
Shtetet e Bashkuara  synojnë të ulin gjakrat në Lindjen e Mesme. Kështu deklaroi ambasadorja e vendit në OKB, ndërsa frika e një sulmi hakmarrës iranian ndaj Izraelit po afrohet.Linda Thomas-Greenfield i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork se SHBA-të donin të ndalonin dhe të mbroheshin kundër çdo sulmi të ardhshëm dhe të shmangnin konfliktin rajonal.
 
“Vendosja jonë e aseteve shtesë ushtarake nuk është një parashikim i asaj që do të vijë. Një konflikt më i gjerë rajonal nuk është i pashmangshëm. Objektivi i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara mbetet të ulin gjakrat në rajon, të pengojnë dhe mbrojnë kundër çdo sulmi të ardhshëm dhe të shmangin konfliktin rajonal.”, tha Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e përhershme në Kombet e Bashkuara-SHBA,
 
Ekziston frika se Irani mund të hakmerret kundër Izraelit pas vrasjes në korrik të liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran, akt për të cilin Izraeli nuk e ka marrë ende autorësinë.
 
FARIJE DAUTI BAKIU