Bajerni ne kerkim te riktheses, PSG kerkon te pamunduren

21.04.2015 14:31

Liga e Kampioneve pret dy gjysmefinalistet e tij te pare, me futbollin kontinental qe do te “kumboje” serish me magjine e tij me dy sfidat e para te kthimit te cerekfinaleve...

Ne te dyja ndeshjet gjithcka do te nise nga rezultati 3-1, vetem se ne ndryshim nga Barcelona, Porto do te kete nje detyre me te veshtire per te mbrojtur keto shifra ne “Allianz Arena”.

Per Pep Guardiolen, kjo e sotmja, mund te konsiderohet fare mire si ndeshja me e rendesishme ne karrieren e tij bavareze.

Kritikat e mediave dhe largimi i stafit mjekesor, kane turbulluar jo pak ambjentin bavarez, por ne Munich besojne te gjysmefinalja e katert radhazi. Ne kete sezon, Bajerni ka fituar kater sfidat e meparshme qe ka luajtur ne shtepi ne kete gare, por kete here nevojitet nje sukses 2-0 per te siguruar kualifikim.

Riaftesimi i Schweinsteigerit eshte nje vlere e shtuar per mesfushen, nderkohe qe do te vazhdojne te mungojne lojtaret kyq si Robben, Ribery, Benatia dhe Martinez. Porto udhetoi drejt Munihut pasi u pershendet nga 1000 mije tifoze ne aeroport, qe kerkojne nga ekipi i Lopeteguit te rikthehet i kualifikuar ne shtepi. Skuadra portugeze kerkon gjysmefinalen e pare qe prej vitit 2004, kur fitoi kete veprimtari, ndersa fakti qe nuk kane asnje humbje ne kete sezon, eshte tregues i veshtiresesi qe do te kete Bajerni per te thyer klubin portugez.

Qindra kilometra me tej, nje tjeter 90 minutesh do te nise nga 3-1, ai mes Barcelones dhe PSG. Ne “Camp Nou” katalanasit kane nje avantazh te konsiderueshem dhe per parizienet pavarsisht rikthimit te Ibrahimovicit, permbysja ngjason si nje “mision i pamundur”. Ne 31 ndeshjet e fundit ne shtepi, Barca eshte mundur vetem nje here, por Blanc kerkon qe futbollistet e tij te harrojne statistikat e te perjetojne cdo moment mbi tapetin e gjelbert te “Camp Nou” si nje finale.

Thiago Silva nuk do te luaj sigurte, ndersa Motta eshte ne dyshim por me shume se emrat, diferencen per francezet mund ta beje deshira me te cilen ata do te zbresin ne fushe. Ashtu si Bajerni dhe Barcelona eshte ne gare per “tripleten” por te ajo, ashtu si ne gjysmefinale katalanasit kerkojne te arrijne me spektakel dhe Enrique nuk do te kursehet ne emrat qe do te hedhe ne fushe.

Forma e mire e Suarezit, qe ka shenuar pese here ne kater ndeshjet e fundit, por dhe Messi e Neymar jane garanci per golin, nderkohe qe dhe pas blaugranat shfaqen te blinduar, me Piquen e Mathieu, qe kane krijuar afrimitet mes tyre ne mbrojtje, ndaj fjala “Remuntada” veshtire se do te gjeje vend kete here ne “Camp Nou”, aq me teper kur 3-1 i ndeshjes se pare, i ben kundershtaret franceze ta shqiptojne jo sakte.